Thëniet në lidhje me ICP
Njeriu është më shumë se "vetja"
Jo vetëm mënyra se si e sheh, njeh dhe flet me veten, por edhe mënyra se si krijon raporte me të tjerët, qëllimet që i vë vetes në jetë, apo edhe e (pa)shpjegueshmja spirituale janë raportet që e përcjellin njeriun në çdo hap. Vetëm atëherë, kur etablon komunikim të mirëfilltë me secilin prej këtyre sistemeve dhe në secilën kohë, mund të arrihet qetësia psikologjike apo kohezioni i brendshëm
- Fitm Uka
Për njeriun, e sotmja është më shumë se vetëm sot
Njeriu, përherë është reflektim i së kaluarës, së tashmes dhe së ardhmes së tij. Mendimet dhe emocionet që përjeton, por edhe sjelljet, janë pronë e mendimeve dhe emocioneve që kishte dje, por edhe shpresës dhe planeve që ka për të nesërmen.
- Fitm Uka
Kohezioni i brendshëm nuk është utopi
Askush nuk mund të pretendojë për paqe në të tashmen, nëse ka konflikte në të kaluarën apo/dhe mungesë shprese për të ardhmen. Kohezioni i brendshëm nënkupton komunikimin e hapur të njeriut me të kaluarën e tij, trajtimin dhe adresimin e konflikteve nga e kaluara, pranimin dhe të bërit paqe me secilin sistem (intrapersonal, ndërpersonal, profesional dhe spiritual) në të kaluarën; (ri)ndërtimin dhe mirëmbajtjen e raportit të shëndoshë me secilin sistem në të tashmen dhe konstruktimin e pritjeve reale dhe besimeve të mundshme që lidhen me raportin e njeriut me secilin sistem në të ardhmen