Përshtypje nga autorë dhe psikologë

Çfarë thonë ata për librin

Një model psikoterapie që e bën klientin të kuptojë rëndësinë e kohës. Një psikoterapi që i jep peshën e veçantë komunikimit intrapersonal dhe ndërpersonal, që njeh qëllimet jetësore dhe vlerëson spiritualitetin. Një rrugë e re për ta gjetur kohezionin e brendshëm - prehjen, qetësinë, shëndetin dhe mirëqenien mendore.

4.8/5
4.8/5
VLERËSIMI
Pika më e fortë e konceptimit teorik të ofruar nga autori është thjeshtësia me të cilën ai tenton që lexuesve apo terapistëve të tashëm dhe të ardhshëm t’u shpjegojë natyrën njerëzore, psikopatologjinë dhe trajtimin e saj. Libri është praktik pasi, përpos konceptimit, ofron edhe teknika që janë lehtë të kuptueshme dhe të zbatueshme.
Dr. Aliriza ARËNLIU
Sigurisht, që secila teori psikoterapeutike ka komponentin praktik, të zbatimit në marrëdhënien psikoterapist/e – klient/e. Dr. Uka jep orientime të sakta, se ku duhet të intervenohet në punën me klientë. Më pas, ai liston dhjetë (10) faza të psikoterapisë së kohezionit të brendshëm, duke dhënë në mënyrë konsistente informacion për atë, që quhet ‘proces’ dhe ‘përmbajtje’ në psikoterapi. Këto faza janë hapa konkretë në dizajnimin e procesit psikoterapeutik, duke e udhëhequr terapistin/en në hap-pas-hapi në konceptualizimin, planifikimin, zbatimin dhe vlerësimin e të gjithë procesit dhe përmbajtjes psikoterapeutike
Prof. Asoc. Dashamir BËRXULLI
Psikoterapia e kohezionit të brendshëm është një qasje e mirorganizuar, fillimisht si model teorik dhe pastaj edhe si psikoterapi e aplikueshme. Teknikat e shumta të listuara për të arritur qëllimin final të psikoterapisë (arritjen e kohezionit të brendshëm për klientin) janë pasurim i mëtejmë i kësaj qasjeje. Një element inovativ ne këtë qasje është vënia e theksit në elementin kohë. Nga puna klinike vërehet qartë se sa të ndërlidhura janë segmentet e kohës, ku e kaluara e afekton të tashmen dhe perspektivën për të ardhmen
MA. Lirie LOKAJ, group and family therapist
Novacionet që sjell kjo teori në fushën e vet janë të shumta, por kryesorja, për mendimin tim, ka të bëjë me atë se baza e kësaj teorie është empirike. Prof. Uka ka arritur që, përmes studimeve me standarde të larta shkencore, të demonstrojë vazhdimësinë kohore në mes të së kaluarës, së tashmes dhe të ardhmes. Në këtë linjë, sjellja e katër faktorëve në një rrafsh të vetëm, të jep një siguri se, kur ballafaqohesh me klientin në mjedisin terapeutik, atë që sjellë klienti në terapi, patjetër se do të mund ta sistematizosh në njërin nga faktorët e sendërtuar në kuadër të kësaj teorie, atë intrapersonal, ndërpersonal, profesional apo spiritual.
PhD. Naim TELAKU – clinical psychologist
Teoria dhe psikoterapia e kohezionit të brendshëm do t`ju mësojë vërtet shumë: do t`ju japë guximin për të folur për stuhitë emocionale dhe errësirën që shoqëron problemet psikologjike, do t`ju mësojnë se si të doni dhe ta pranoni veten, si të risillni ndërmend kujtimet, ngjarjet dhe plot guxim t`u jepni kuptim, do t`ju frymëzojë të gjeni guximin për të jetuar dhe jo për të mbijetuar, do t`ju nxisë të flisni për dilemat, netët pa gjumë, dhimbjen, lëndimin!
Tana Aliaj, psychologist

Përshtypje nga klientë

“Psikoterapia është një ndër gjërat më të mira që më ka ndodhur në jetë dhe jam e lumtur që kam ardhur në psikoterapi.”
“Nuk është si disa medikamente që të bëjnë të ndihesh mirë aty për aty. Nuk është ashtu. Është shumë më gjatë. Kam pa përmirësim te vetja.”
Pas psikoterapisë, jetën e shoh si dhuratë.
“Psikoterapia më ka fuqizuar.”
“Psikoterapia më ka përmirësuar nga brenda e nga jashtë”.
sqShqip