Rreth TKB

Psikoterapia e Kohezionit të Brendshëm është një qasje e re eklektike e cila synon të përfshijë praktikat më të mira nga përspektiva të ndryshme, duke mbajtur njëkohësisht një qasje unike të konceptualizimit të natyrës së psikopatologjive dhe trajtimit të tyre. Për kohë të shkurtër kjo qasje është popullarizuar dhe është e njohur për zbatueshmërinë dhe efektivitetin e saj. Komponentet kyqe të Psikoterapisë së Kohezionit të Brendshëm janë sistemet dhe koha. Sistemet përfshijnë relacione të rëndësishme të individit të cilat janë të ndikuara nga koha (e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja).

Kjo është faqja zyrtare e Psikoterapisë së Kohezionit të Brendshëm.

Çka është Kohezioni i brendshëm?

Qëllimi i kësaj qasje është arritja e kohezionit të brendshëm, që i referohet komunikimit të shëndetshëm ndërmjet personit dhe katër sistemeve të funksionimit njerëzor. Kohezioni i brendshëm nënkupton një gjendje kur personi është në gjendje: 

1.

Të komunikojë haptas me secilin sistem, pranojë të kaluarën, adresojë dhe gjej zgjidhje për konfliktet e së kaluarës të cilat i përkasin secilit sistem.

2.

Të ndërtojë relacione të shëndetshme me të katër sistemet në të tashmen

3.

Të manifestoj pritshmëri realiste dhe të arritshme për relacionet e së ardhmes në secilin sistem.

Sistemet e TKB-së

Sistemet janë të përbëra nga raporte të rëndësishme të individit të cilat drejtpërdrejt e ndikojnë shëndetin psikologjik dhe mirëqenien.
Katër sisteme janë pjesë qënësore e TKB:

1. intrapersonal

Komunikim ose raport i mirë-etabluar me veten. Nënkomponentet e komunikimit intrapersonal janë: vetërregullimi, motivimi dhe vetëvlerësimi.

2. Interpersonal

Secili raport i individit me të tjerët: raporte më të mira dhe më të shëndetshme me figurat e rëndësishme në jetën e tyre.  

interpersonal
professional

3. Profesional

Performanca akademike dhe e punës

4. Spiritual

Kërkimi i kuptimit të jetës.

spiritual

Koha

Pikë qenësore e TKB-së është konstrukti kohë. Sipas kësaj qasje, koha është dimension i rëndësishëm dhe ka impakt të madh në shëndetin mendor. Uka (2022) përshkruan kohën prej një përspektive dinamike. Emocionet e individit në të tashmen nuk janë veç reflektim i ngjarjeve ose përvojave të tanishme, por edhe reflektim i përvojave dhe ngjarjeve të së kaluarës, si dhe parashikimi që kanë për përvojat dhe ngjarjet e së ardhmes.

Psikopatologjia prej përspektivës së TKB

Përvojat e pafavorshme (në të cilat investojmë emocione), mënyrat joadadptive të të menduarit (fokusimi i vëmendjes në përvojën intensive emocionale – projektimi i skenarëve më negativ për të ardhmen), pamundësia për të krijuar një përceptim objektiv, përmbajtjet e shtypura emocionale, moskomunikimi i problemeve potenciale, mënyra se si përvojat dhe ngjarjet përceptohen dhe interpretohen mund të influencojnë secilin nga faktorët dhe sistemet të cilat mirëmbajnë kohezionin e brendshëm.

Qëllimi i TKB

Qëllimi themelor i Psikoterapisë së Kohezionit të Brendshëm është të ndihmuarit e individëve drejt arritjes së kohezionit të brendshëm. Kohezioni i brendshëm i referohet komunikimit të shëndetshëm ndërmjet personit dhe katër sistemeve të funksionimit njerëzor. Kohezioni i brendshëm nënkupton një gjendje kur personi është në gjendje 

Të komunikojë haptas me secilin sistem, pranojë të kaluarën, adresojë dhe gjej zgjidhje për konfliktet e së kaluarës të cilat i përkasin secilit sistem.

Të vendos marrëdhënie të shëndetshme me secilin nga katër sistemet në të tashmen.

Të vendos pritshmëri reale dhe të arritshme për marrëdhëniet e ardhshme me secilin sistem.

Procesi

Procesi përfshin 10 hapa dhe secili është dëshmuar të jetë i rëndësishëm në arritjen e qëllimit themelor (Uka, 2022). Procesi i TKB-së përfshin

1.

Njohjen

Të njohësh klientët,

2.

Të Kuptuarit

Të kuptuarit e problemeve dhe sfidave të cilat klienti/ja sjell në sesion,

3.

Vlerësimi

Mbledhja e informacioneve, vlerësimi i klientit/es dhe vështirësisë/problemet që sjell,

4.

Analizimi

secili faktor dhe çdo kohë do të jetë pjesë e analizës terapeutike 

5.

Të pranuarit

të pranuarit e së kaluarës ashtu siç është dhe të pranuarit e realitetit të tanishëm.

6.

Sfidimi

sfidimi i të menduarit irracional të klientit/es, pritshmëritë jorealiste, sjelljet e pajustifikueshme,

7.

Planifikimi

planifikimi i veprimeve, të cilat reflektojnë balancin ndërmjet pritshmërive të klientit/es prej terapisë dhe potencialin e tyre.

8.

Intervenimi

Aplikimi i teknikave të ndryshme të intervenimit,

9.

Rivlerësimi

vlerësimi i progresit në terapi,

10.

Lirimi

klienti lirohet kur objektivat arrihen dhe kohezioni i brendshëm është krijuar. 

Teknikat

Për të ndërtuar një raport pozitiv dhe konsistent me vetën dhe të tjerët, profesionin, dhe aspektet spirituale – krijimi i kohezionit të brendshëm – është shpesh e nevojshme të aplikohen një llojllojshmëri të strategjive dhe teknikave terapeutike. Rreth 30 teknika janë treguar efektive në rastet klinike, dhe si të tilla përdoren për të arritur qëllimin e kësaj qasje terapeutike.

sqShqip