Rreth autorit
Fitim Uka është psikolog dhe psikoterapist nga Kosova. Ai ka fituar titullin master nga Universiteti Ludwig Maximilian (Mynih) dhe PhD në Psikologji nga Universiteti i Freiburg në Gjermani. Ai ka ndjekur studimet e post-doktoratës në Universitetin e Illinois në Çikago, SHBA. Aktualisht, Fitim Uka është profesor i psikologjisë në Universitetin e Prishtinës në Kosovë, ku ligjëron disa lëndë në fushën e psikologjisë klinike. Hulumtimet e tij janë publikuar në revista prestigjioze (peer-review). Uka ka udhëhequr Qendrën për Hulumtime Psiko-sociale dhe Mjekësore (QHPSM), e cila synon të ofrojë burime të besueshme të hulumtimit për intervenime të bazuara në evidencë dhe aktualisht është drejtor i klinikës multidiciplinare “Empatia” në Prishtinë, ku aplikon Psikoterapinë e Kohezionit të Brendshëm.