Publikim i ri
Psikoterapia e kohezionit të brendshëm
Libri “Teoria dhe Psikoterapia e Kohezionit të Brendshëm” është botuar në vitin 2022 në gjuhën shqipe fillimisht. Ngjarja kryesore e promovimit është mbajtur në Prishtinë, me 21 mars 2022 në Sallën e Kuqe me pjesëmarrjen e mbi 600 psikologëve, profesorëve dhe studiuesve të psikologjisë. Ndërkaq, në vitin 2022, libri është promovuar edhe në Universitetin Shtetëror të Tiranës, në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe në shumë institucione të tjera ndërkombëtare po vazhdon rrugën.
Promovuar në
Disa Fjalë nga Autori
Pothuajse 13 vjet më parë fillova rrugëtimin tim në Psikoterapi. Në fillim, unë priresha të ndiqja qasjet e strukturuara të psikoterapisë dhe pothuajse u fiksova me rregullat e tyre të arta, "të bësh dhe të mos bësh" dhe kufijtë e tyre. Megjithatë, shpesh e ndjeja se klientët nuk po përfitonin dhe përjetoja “pashpresën” e pashmangshme. Kuptova se një qasje e vetme nuk do t'i përshtatet të gjitha sfidave që klientët e mi do të sjellin në sesione. Prandaj, fillova të mbledh njohuritë dhe praktikat më të mira nga këndvështrime të ndryshme, të kombinoj dhe lidh strategji terapeutike dhe ndonjëherë kam pasur guximin të mendoj në mënyrë inovative dhe të aplikoj teknika të reja. Kështu nisi ideja e Psikoterapisë së Kohezionit të Brendshëm. Sot, ICP është një ide e re, është një libër dhe përfaqëson një qasje të re psikoterapeutike
Fitim Uka
Çfarë thonë lexuesit
Një model psikoterapie që e bën klientin të kuptojë rëndësinë e kohës. Një psikoterapi që i jep peshën e veçantë komunikimit intrapersonal dhe ndërpersonal, që njeh qëllimet jetësore dhe vlerëson spiritualitetin. Një rrugë e re për ta gjetur kohezionin e brendshëm - prehjen, qetësinë, shëndetin dhe mirëqenien mendore.
Dr. Aliriza ARËNLIU
Sigurisht, çdo teori e psikoterapisë ka komponentin e saj praktik, i cili zbatohet në marrëdhënien psikoterapist-klient. Dr. Uka jep udhëzime të qarta se ku duhet të ndërhyhet…
PROF. ASOC. DASHAMIR BËRXULLI
Psikoterapia e kohezionit të brendshëm është një qasje e mirëorganizuar, fillimisht si model teorik dhe më pas si psikoterapi e aplikuar. Shumë teknika që përdoren për të arritur qëllimin përfundimtar të psikoterapisë…
MA. LIRIE LOKAJ, GROUP AND FAMILY THERAPIST
Kjo qasje sjell shumë risi në fushën e saj, por kryesorja, për mendimin tim, është se baza e kësaj teorie është empirike. Prof. Uka ka demonstruar me sukses vazhdimësinë kohore ndërmjet…