Psikoterapia e kohezionit të brendshëm

Psikoterapia e kohezionit të brendshëm

Psikoterapia e Kohezionit të Brendshëm (TKB) është një qasje e re eklektike e cila synon të përfshijë praktikat më të mira nga përspektiva të ndryshme, duke mbajtur njëkohësisht një qasje unike të konceptualizimit të natyrës së psikopatologjive dhe trajtimit të tyre. Për kohë të shkurtër kjo qasje është popullarizuar dhe është e njohur për zbatueshmërinë dhe efektivitetin e saj. Komponentet kyqe të Psikoterapisë së Kohezionit të Brendshëm janë sistemet dhe koha. Sistemet përfshijnë relacione të rëndësishme të individit të cilat janë të ndikuara nga koha (e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja).

Kjo është faqja zyrtare e Psikoterapisë së Kohezionit të Brendshëm.

Publikim i ri

In time for ourself

“N’kohë për veten” (“In time for ourself”) is an illuminating book that presents Internal Cohesion Psychotherapy in a self-applicable and transformative version. Serving as a thought-provoking guide, it prompts a different way of thinking, encourages reflection, and fosters empathy. While a book may not provide a complete solution, it stands as a valuable catalyst, sparking the initial steps toward understanding and, in turn, facilitating personal growth and self-help.

Promovuar në
image-2.png
270236517_10159926986028185_1826810021734992094_n

Disa Fjalë nga Autori

Pothuajse 13 vjet më parë fillova rrugëtimin tim në Psikoterapi. Në fillim, unë priresha të ndiqja qasjet e strukturuara të psikoterapisë dhe pothuajse u fiksova me rregullat e tyre të arta, "të bësh dhe të mos bësh" dhe kufijtë e tyre. Megjithatë, shpesh e ndjeja se klientët nuk po përfitonin dhe përjetoja “pashpresën” e pashmangshme. Kuptova se një qasje e vetme nuk do t'i përshtatet të gjitha sfidave që klientët e mi do të sjellin në sesione. Prandaj, fillova të mbledh njohuritë dhe praktikat më të mira nga këndvështrime të ndryshme, të kombinoj dhe lidh strategji terapeutike dhe ndonjëherë kam pasur guximin të mendoj në mënyrë inovative dhe të aplikoj teknika të reja. Kështu nisi ideja e Psikoterapisë së Kohezionit të Brendshëm. Sot, ICP është një ide e re, është një libër dhe përfaqëson një qasje të re psikoterapeutike. 

Fitim Uka
Psychologist, Writer and Professor.

Çfarë thonë lexuesit

Një model psikoterapie që e bën klientin të kuptojë rëndësinë e kohës. Një psikoterapi që i jep peshën e veçantë komunikimit intrapersonal dhe ndërpersonal, që njeh qëllimet jetësore dhe vlerëson spiritualitetin. Një rrugë e re për ta gjetur kohezionin e brendshëm - prehjen, qetësinë, shëndetin dhe mirëqenien mendore.

4.8/5
4.8/5
Pika më e fortë e konceptualizimit teorik të autorit është përpjekja për të ofruar një shpjegim të thjeshtuar të natyrës njerëzore, psikopatologjisë dhe trajtimit të saj për audiencën ose terapistët e ardhshëm…
Dr. Aliriza ARËNLIU

Sigurisht, çdo teori e psikoterapisë ka komponentin e saj praktik, i cili zbatohet në marrëdhënien psikoterapist-klient. Dr. Uka jep udhëzime të qarta se ku duhet të ndërhyhet…

PROF. ASOC. DASHAMIR BËRXULLI

Psikoterapia e kohezionit të brendshëm është një qasje e mirëorganizuar, fillimisht si model teorik dhe më pas si psikoterapi e aplikuar. Shumë teknika që përdoren për të arritur qëllimin përfundimtar të psikoterapisë…

MA. LIRIE LOKAJ, GROUP AND FAMILY THERAPIST

Kjo qasje sjell shumë risi në fushën e saj, por kryesorja, për mendimin tim, është se baza e kësaj teorie është empirike. Prof. Uka ka demonstruar me sukses vazhdimësinë kohore ndërmjet…

PHD. NAIM TELAKU – CLINICAL PSYCHOLOGIST
sqShqip